Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, uron qytetarët e vendit tonë me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e tij ai thotë se në ditën e pavarësisë, bashkohemi për të kremtuar një nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë së shtetit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, në ditën e pavarësisë, bashkohemi për të kremtuar një nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë së shtetit tonë. Njëkohësisht, nderojmë përpjekjet dhe rrugëtimin e vështirë dhe me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi! Duke kujtuar të arriturat e vendit tonë, qëndrojmë të palëkundur në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.”, ka thënë ai.
“Gjithashtu, mbesim të angazhuar për të ndërtuar një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore ku mbështetet progresi dhe zhvillimi ynë shoqëror. Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar