Udhëheqësi i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e cila ka dështuar në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, ka thënë se u tradhtua nga vëllezërit e tij myslimanë.
Kelmendi ka thënë se arsyeja pse nuk fitoi parti e tij është se vëllezërit tij besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e quan lëvizje nacionaliste.
“Një ndër arsyet pse nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor është se votuesit, vëllezërit e mi besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste. Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdo kund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social Facebook.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Si u godita nga vëllezërit e mi me 6 tetor?!
Unë si besimtar praktikues musliman i frymëzuar nga mësimet që mi jep KUR’ANI Madhështor dhe hadithet e të dashurit tonë Pejgamberit Muhamedit alejhiselatu ve selam, para 10 viteve fillova karierën time politike, në vitin 2009.
Në vitin 2010 arrita të bëhem deputet.
Edhe në vitin 2014 përsëri u bëra deputet.
Në vitin 2015 themeluam partinë e re FJALA dhe në zgjedhjet e para në 2017 nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor.
Me 6 tetor të këtij viti 2019 përsëri nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor.
Një ndër arsyet pse nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor është se votuesit, vëllezërit e mi besimtarë dhe praktikues, votuan Lëvizjen Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste.
Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdokund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT.
Arsyetimi i vëllezërve të mi ishte se arsyeja pse kanë zgjedhur VV-në e jo neve, është se prioritet i tyre ishte largimi i PDK-së nga pushteti.
Fakt, ata larguan me votën e tyre nga pushteti PDK-në, por nuk e kanë të sigurt se si do të jetë tani VV-ja.
Këtë vetëm ZOTI e di se a do të punoj ma mirë apo më keq VV-ja.
Por ajo që po që po më dhemb më së shumti është se vëllezërit e mi besimtarë që 5 herë ditë falem me ta në xhami, agjërojmë dhe i praktikojmë obligimet tjera fetare, zgjodhën diçka që as ata dhe as unë nuk e dijmë se çka do të dalë nga VV-ja.
Arsyetimi i tyre ishte: VV-në nuk e kemi provu dhe duhet ta provojmë.
Për hirë të informimit të drejtë, në vitin 2011 kur janë votuar amendamentet për futjen e edukatës fetare në shkolla, deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin kanë lëshuar seancën dhe kanë dalë nga salla e kuvendit.
Ndërsa me 2014 të gjithë deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin votojnë ligjin për zhurma që kufizon ezanin.
Në atë kohë VV-ja ishte opozitë dhe i kundërshtonte gjitha ligjet që vinin nga qeveria e udhëhequr nga PDK-ja, por ligji kundër ezanit i bëri bashkë VV-në dhe PDK-në dhe votuan “për” për kufizimin e ezanit.
Nuk po them që jam më i miri, por përgjatë 2 mandateve sa kam qenë deputet kam mbrojtur të njejtat parime që i gëzojmë dhe i praktikojmë me vëllezërit e mi, kam sakrifikuar shumëçka, kam rrezikuar edhe vetën kur të tjerët heshtën në vitin 2014, vit ky i arrestimeve politike.
Unë nuk heshta dhe nuk u ndala asnjëherë.
Tash kur dola në zgjedhje me 6 tetor, këta vëllezërit e mi nuk na votuan neve të Partisë FJALA, por votuan VV-në.
Pas kësaj goditjeje që morra nga vëllezërit e mi, po mundohem ta gjej sëpaku një rast të ngjajshëm në historinë tonë.
Ka shumë raste të tilla, por njëri është shumë identik.
Rasti i rrëzimit të Sulltan Abdylhamidit të II-të nga populli i tij, konkretisht nga lëvizja nacionaliste xhon turke “Turqit e Rinj”.
Sqarim: po shkruaj për ngjajshmërinë e ngjarjes dhe jo për ngjajshmërinë e përsonazheve.
Ngase unë në asnjë aspekt nuk mund ti afrohem Sulltan Abdylhamidit II.
Ai ishte shumë më i mirë se unë në të gjitha aspektet.
Sulltan Abdylhamidi i II-të ishte një burrë i madh, i drejtë dhe i pushtetshëm për të cilin kishte respekt lindja dhe përëndimi.
Kancelari i atëhershëm gjerman Bizmark ka thënë:
“nëse intelegjenca botërore do të ndahej në gram, 90 gram peshon intelegjenca e Abdylhamidit II, 5 gram e imja dhe 5 gram e udhëheqësve tjerë botëror”.
Por këtë burrë të madh e rrëzoi nga pushteti lëvizja nacionaliste xhon turke e quajtur “Turqit e Rinj”.
Pas rrëzimit të Sulltan Abdylhamidit II, u rrëzua Perandoria Osmane, ra Hilafeti dhe ligji Hyjnor i ZOTIT-Sheriati u zëvëndësua me ligjin dhe kushtetutën laike.
Dhe sot e kësaj dite në Turqi dhe në shtetet ku sundonte Perandoria Osmane nuk sundon Sheriati por laicizmi dhe sekularizmi.
Gjatë këtyre zgjedhjeve unë e kisha vetëm një këkesë për vëllezërit e mi: më gjykoni në bazë të veprave të mia e jo në bazë të ardhmes ngase e ardhmja i takon vetëm ZOTIT.
Por ata zgjodhën lëvizjen nacionaliste VV-në .
Ata zgjodhën një lëvizje nacionaliste të pa provuar në pushtet por të dëshmuar kundër parimeve islame si edukatës fetare dhe ezanit.
Ata zgjodhën një lëvizje nacionaliste dhe shkelën një parti politike që prej të parit deri te i fundit është me besimtarë praktikues musliman.
Unë e respektoj vendimin e tyre.
Unë prap i dua vëllezërit e mi dhe ata janë pjesë e lutjeve të mia 5 herë në ditë.
Por unë nuk do të dorëzohem.
Unë jam i frymëzuar nga KUR’ANI Madhështor.
ZOTI në KUR’AN na porosit që të punojmë drejtë, ta kemi qëllimin e pastër dhe të bëjmë durim.
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...
Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Me...
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambri...
Qeveria miraton rritjen e pensioneve – ia ndan Bosnjës 200 m...