Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Kosova po humb politikisht nga taksa dhe se ajo i ka ndihmuar Serbisë.
“Taksa i ka ndihmuar Serbisë për shkak të mos arritjes së qarkullimit të lirë të mallrave”, është shprehur Kelmendi.
Ai gjithashtu tha se “nga taksa politikisht po humb Kosova”.
Tutje, ai tha se bllokimin e produkteve serbe duhet ta bëjë qytetari.
“Bllokimin e produkteve të Serbisë e bën qytetari”, ka thënë Kelmendi.
“Ne duhet të bashkëpunojmë me qytetarët apo afarisëat, të cilët mund të ngirisin kapacitetet prodhuese për t’i zëvendësuar produktet serbe”, shtoi Kelmendi.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...