Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kritikuar qeverinë Hoti përmes një fotografie të postuar ku shihet kryeministri dhe ministrat e tij në autobus pa maska dhe distancë rrugës për Tiranë.
Kelmendi thotë se qeveria na porosit se kështu shkelet ligji teksa thekson se kjo qeveri sonte do të duhej të jepte dorëheqje.
“Qeveria e Kosovës porositë: kështu shkelet ligji! Qeveria e Kosovës sot gjatë udhëtimit me autobus na ka treguar se kështu duhet shkelur ligji nga ata që kanë pushtet.Pa maska, pa distancë. Ndërsa qytetarët duhet dënuar kudo që i zeni në rrugë, në veturë dhe kudo që nuk vendosin maska dhe nuk respektojnë distancën. Nëse ka një pikë ndërgjegje, kjo qeveri do të duhej sonte të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Kelmendi.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1