Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Këshilli i Evropës me titull “Konsistenca e Jurisprudencës dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore”, në kuadër të Projektit “Mbështetje për Gjykatën Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve Evropiane për të drejtat e njeriut”.
Sipas njoftimit, duke folur për rëndësinë e konsistencës së jurisprudencës në sesionet e diskutimeve profesionale, ndër të tjera U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka potencuar se mungesa e prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve si pasojë e mosmbështetjes buxhetore nga ana e pushteteve të tjera ndikon në mospërmbushjen e parimit themelor të drejtësisë për një gjykim të drejtë, të pavarur dhe në afat të arsyeshëm dhe shkelë të drejtat e qytetarëve, të cilët me të drejtë presin efikasitet më të madh nga organet e drejtësisë.
Tutje, ai ka theksuar se mungesa e prokurorëve e bënë edhe më sfiduese pjesëmarrjen në seanca gjyqësore dhe ndikon në efektivitetin e trajtimit të kallëzimeve penale dhe marrjen e veprimeve procedurale sipas afateve ligjore.
Gjithashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, ka deklaruar se zbatimi i kësaj konsistence dhe unifikimi i praktikave gjatë nxjerrjes së vendimeve gjyqësore ka efekt pozitiv në punën e Prokurorit të Shtetit për të krijuar praktika unifikuese edhe brenda sistemit prokurorial.
Tutje theksohet se krahas U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, përfaqësues të institucioneve nga gjyqësia kushtetuese, kryetarë të gjykatave, Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Odës së Avokatëve, Avokatit të Popullit, shoqërisë civile dhe ekspertë ligjorë./Arbresh.info/
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut