Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit kryesorë të institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të mundësuar hetime efektive, duke u bazuar në të dhënat inteligjente dhe ndjekjen e lëvizjes së parave, shkruan Arbresh.info.
Më këtë rast, Kelmendi, ka theksuar se “bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë i nevojshëm, por duhet përmirësuar atë dhe është koha që të nxitet një angazhim më i fortë dhe të mbahen përgjegjës aktorët që nuk tregojnë bashkëpunim të mjaftueshëm”.
Gjithashtu, Kelmendi, nënvizoi më tej se nuk mund të tolerohet më një situatë e tillë ku përgjegjësitë ndahen dhe qëllimet e përbashkëta mbeten pa u përmbushur.
“Është koha që të gjitha institucionet të demonstrojnë një angazhim konkret dhe të pandërprerë për të arritur rezultate të prekshme” tha ai./arbresh.info/

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot