Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula vizituan sot Komisionin Qendror Zgjedhor, ku janë pritur nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite u bisedua për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.
“Edhe gjatë kësaj vizite u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, njofton Prokuroria e Shtetit.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar