Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka thënë se do të angazhohet që KEK’u të jetë korporata më fitimprurëse në vend – si në aspektin gjenerues, po ashtu edhe në atë të mirëqenies sociale.
Thaçi ka deklaruar për “Epoka e re” se do të angazhohet që të rriten të hyrat e korporatës, duke zhvilluar edhe sektorin e shitjes së thëngjillit.
Sipas Thaçit, kjo pasuri duhet të shfrytëzohet në të mirë të rritjes ekonomike dhe sociale.
Ai ka thënë se objektiv tjetër i tij është që tokat e degraduara të kthehen në shfrytëzim për të gjeneruar të hyra.
Ndërkaq, duke folur për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, Thaçi ka thënë se janë bërë përgatitjet që KEK’u të jetë në prodhim me maksimumin e kapaciteteve prodhuese.
Ai po ashtu ka treguar se kanë arritur të krijojnë rezerva të mjaftueshme të thëngjillit për sezonin e dimrit.
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...