Korporata Energjetike e Kosovës është sqaruar rreth shpimeve në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës janë duke u bërë shpime për qëllime të hulumtimeve gjeologjike dhe gjeomekanike të masave potenciale të qymyrit në zonën e mundshme të eksploatimit linjitit (zona ashtuquajtur Jug).
Sipas KEK-ut, kjo është duke u bërë në kuadër të një programi program të shpimeve hulumtuese në disa sipërfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë (nr. 10/57). Për realizimin e këtij programi, është lëshuar edhe licencë hulumtuese nga Komisioni Pavarur i Minierave dhe Mineraleve (KPMM), shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë i KEK-ut, pa ndërhyrje:
Njoftim për media,
Në lidhje me çështjen rreth shpimeve të KEK-ut në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton si në vijim;
Për qëllim të hulumtimeve gjeologjike dhe gjeomekanike të masave potenciale të qymyrit në zonën e mundshme të eksploatimit linjitit (zona ashtuquajtur Jug), KEK është duke realizuar një program të shpimeve hulumtuese në disa sipërfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë (nr. 10/57). Për realizimin e këtij programi, është lëshuar edhe licencë hulumtuese nga Komisioni Pavarur i Minierave dhe Mineraleve (KPMM), shihni të bashkangjitur.
Duke pasur parasysh se gjatë realizmit të këtij programi nevojitet qasja edhe në disa prona private, që nga fillimi këtij aktiviteti është formuar komisioni veçantë nga KEK-u që merret me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve eventuale që mund të shkaktohen për pronarët privat. Në parim, të gjithë pronarët njoftohen paraprakisht rreth aktiviteteve eventuale në pronat e tyre private. Ne ldhje me këtë, konkretisht në fshatin Kuzmin, nesër me 24.04.2020, ora 10, është caktuar një takim me të gjithë banorët të cilët potencialisht mund të afektohen nga ky aktivitet, lidhur me procedurat e kompensimit të dëmeve eventuale.

Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...