Shkaku i çmimit jonormalisht të ulët, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës për “Furnizim me kushineta për nxehje të ajrit”.
Kjo pasi KEK-u për blerjen e dy kushinetave kishte planifikuar 30 mijë euro, ndërsa kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Eldi-Com”, e cila kishte ofertuar me çmimin 3 mijë e 894 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë aktivitet kishin ofertuar edhe tri kompani të tjera, kompania “Auto Fita”, me ofertën 5 mijë e 192 euro, kompania “SNR” me ofertën 13 mijë e 334 euro, si dhe kompania “Eco Trade”, e cila kishte ofertuar me çmimin 20 mijë e 768 euro.
OSHP-ja ka konstatuar se nuk është e mundur që AK-ja t’i planifikojë për 2 kushineta 30 mijë euro, ndërsa t’i vijë një ofertë me 3 mijë e 894 euro.
“Ose ka qenë planifikim i gabuar, ose oferta nuk është sipas kërkesave të AK-së, andaj gjatë rivlerësimit AK-ja t’i vërtetojë këto pretendime dhe të vërtetojë saktë me dëshmi se ku ka qenë gabimi ose planifikimi, ose tek ofertuesi”, thuhet në vendim. Aty thuhet se nuk është hera e parë që AK-ja ka prokuruar këtë lloj kushinete dhe se ajo ka qenë e njoftuar për çmimet e tyre.
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...