Korporata Energjetike e Kosovës sot ka ftuar konferencë për media, për të informuar opinionin publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut.
Konferenca është njoftuar të mbahet në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, me fillim nga ora 19:00.
“Qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim” njofton KEK-u.
Përpara mediave, në konferencë do të dalë kryeshefi ekzekutiv, Gramos Hashani.
Kujtojmë se gjatë ditës, KEK-u demantoi raportimet se ka kolaps në prodhim të energjisë, duke siguruar që, pavarësisht problemeve teknike të evidentuara së fundmi, si njësia A3, ashtu edhe ajo B1 janë duke prodhuar energji.
Lexo edhe:
KESCO paralajmëron mungesë të energjisë vendore, bën thirrje për kursim
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...