Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media për gjendjen e kapaciteteve prodhuese, duke bërë të ditur se operimi i njësive zhvillohet në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) 2026.
Sipas njoftimit, aktualisht në prodhim janë njësitë A3 dhe A4 të Termocentralit Kosova A, si dhe njësia B2 e Termocentralit Kosova B.
KEK ka sqaruar se njësia A3 ishte ndalur përkohësisht për shkak të disa ndërhyrjeve teknike në kaldajë, por pas përfundimit të sanimeve është rikthyer në operim dhe po funksionon normalisht.
Ndërkaq, njësia A5 ndodhet në revizion të planifikuar për periudhën 1–10 gusht, në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes.
Sa i përket njësisë B1, KEK thekson se ajo nuk është jashtë funksionit si pasojë e ndonjë defekti, por është duke iu nënshtruar një projekti të madh modernizimi, i cili përfshin rehabilitimin e njësisë, ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe instalimin e sistemit DeNOx.
Sipas korporatës, punimet në B1 pritet të përfundojnë gjatë gjysmës së parë të muajit dhjetor 2026.
KEK ka vlerësuar se paraqitja e këtij projekti si një ndërprerje e papritur e prodhimit nuk pasqyron situatën reale, duke theksuar se për investimin dhe afatet e tij është informuar publiku vazhdimisht gjatë muajve të fundit.//Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...