Të dielën, ditën e zgjedhjeve do të ketë 24 orë rrymë në të gjitha qendrat e votimit, në KQZ, në QNR dhe në të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve.
Kështu thonë zyrtarët e KEDS-it.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se kanë mobilizuar rreth 500 punëtor për çdo eventualitet të mundshëm të komplikimeve me energjinë elektrike.
“KEDS është maksimalisht i përgatitur për ditën e zgjedhjeve dhe do të ofrojë energji elektrike për te gjithë konsumatorët. Gjithashtu ka mobilizuar afro 500 punëtore, te cilët do të jenë ne gjendje gatishmërie tek secila qendër apo edhe pike e votimit në të gjithë territorin e vendit dhe do te intervenojnë ne kohën me te shkurtër te mundshme ne çdo te papritur. Pra, parapërgatitjet dhe mobilizimi janë maksimal që të ketë furnizim stabil”, tha Buzhala për lajmi.net.
Megjithëkëtë, para disa ditëve, KEDS-i dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nënshkruan memorandum për furnizim të rregullt me energji elektrike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...