KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

11:48 | 2 Gusht 2021
A Z

Zjarret të cilat po ndizen ditëve të fundit, janë duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike, sipas KEDS.

“Është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në një kumtesë të tyre”.

“Nga këto zjarre, në asetet e KEDS po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale”.

Nga KEDS thonë se terrenet e papërshtatshme po e bëjnë më sfiduese punën e tyre.

“Kësisoj, KEDS bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre të cilat rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët”.

Të ngjashme