Mbrëmë rreth 12 fshatra të komunës së Skënderajt u raportua se kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërsa sot, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për lajmi.net se problemet e energjisë elektrike në komunën e Skënderajt janë rregulluar.
“Gjatë ditës së djeshme ka pas paralajmërim për ndërprerje të rrymës pasi po punohet në një projekt të madh. Mirëpo gjatë mbrëmjes ka pas rrymë, kurse sot në mëngjes ka pas prishje por tani është rregulluar”, ka bërë të ditur Buzhala.
Banorët e fshatit Runik të kësaj komune i thanë lajmi.net se gjatë 24 orëve të fundit vetëm 4 orët e mbrëmjes të së shtunës kanë pasur energji elektrike dhe që nga ora 23 e mbrëmjes janë në terr.
“Arsyetimi i KEDS-it është se po punojnë në rrjet. Por edhe ditëve paraprake, një ditë po një ditë jo ndalet rryma nga ora 10 deri 16 me arsyetimin e punimeve në rrjet. Ndërkohë në fund të muajt faturat vijnë tepër të fryra”, ka deklaruar një banor.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë