“Në kohën kur konsumi i energjisë elektrike variron nga 800 MW e deri në 1300 MW në orë gjatë pikut, furnizimi nga prodhuesi vendor nuk e përmbush as gjysmën e konsumit. Për momentin KESCO është duke importuar rreth 400 MW në orë, si dhe është duke bërë të pamundurën të gjejë energji shtesë për orët e mbrëmjes kur ka rritje të ndjeshme të konsumit. Në të njëjtën kohë, jemi njoftuar nga KEK se blloku A3 pritet qe rreth orës 17:00 të hyjë në funksion. Kjo sadopak do ta lehtësonte furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në kohën kur konsumi arrin maksimumin”, thotë KEDS.
KEDS, thotë se është duke bërë të pamundurën për të gjetur energji shtesë për shkak të imponimit nga mungesa e papritur që kanë shkaktuar rëniet e blloqeve dhe që të sigurojmë tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit