KEDS njofton se ndalesa e apostrofuar në media në fshatin Gurrakoc të Istogut ka zgjatur vetëm 7 minuta.
Kjo ndalesë emergjente është bërë pas konsultimeve dhe miratimit nga KQZ në atë pikë votimi. Ndalesa saktësisht është bërë në ora 16:02 dhe ka zgjatur deri në ora 16:09. Kjo është bërë për të evituar situatën emergjente të paraqitur aty dhe shihet që ekipet e KEDS-it kanë qenë jashtëzakonisht ekspeditive.
“Kjo ndalesë nuk ka pasur asnjë impakt në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në këtë situatë kërkojmë nga të gjitha mediat që e kanë botuar lajmin ta pasqyrojnë të vërtetën e plotë dhe të kontaktojnë edhe me KEDS dhe me KQZ-në, për t’u informuar drejtë opinioni”, thuhet në njoftim.
KEDS ka bërë përgatitje maksimale që të ofrojë energji elektrike në mënyrë stabile dhe ka ekipet të mobilizuara dhe të gatshme të intervenojnë në secilën qendër të votimit.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë