KEDS ka lëshuar një komunikatë për media, pas prishjeve të shumta të rrjetit energjetik në vend – duke bërë të ditur se qindra punëtorë të saj ndodhen në terren, për të rikthyer gjendjen në normalitet.
Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme. Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misonin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anëkend Kosovës.
Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po I ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar.
KEDS për t’jua lehtësuar punëtorëve po huazon kamionë me vinca sipas nevojës. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat i falënderojmë.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia