KEDS zhvilloi aksionin për efiçiencë të energjisë elektirke në tërë territorin e Kosovës dhe shpërbleu me qindra dhurata konsumatorët e rregullt.
Siç njofton komunikata e dërguar nga KEDS, në kuadër të përgjegjësisë shoqërore korporative KEDS përmbyll vitin edhe me një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin. Në javët e fundit të dhjetorit janë organizuar vizitat anekënd Kosovës me qëllim këshillimin rreth efiçiencës së energjisë elektrike.
“Konsumatorëve derë më derë u janë dhënë shpjegime detaje se si t’i përdorin pajisjet shtëpiake në mënyrë sa më efiçiente për të kursyer energjinë elektrike. Më pas, të gjithëve u janë shpërndarë edhe fletushkat me udhëzimet përkatëse për efiçiencë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se në mënyrë vullnetare pjesë e projektit ishin ish-studentët e KEDS Academy, që tani janë pjesë e stafit të KEDS, bashkë me inxhinierët e distrikteve përkatëse. Studentët i dhanë konsumatorëve një broshurë me këshilla për efiçiencë të energjisë elektrike dhe me profesionalizëm u përgjigjën pyetjeve të tyre. Konsumatorët e mirëpritën vizitën dhe u shprehën shumë të interesuar për këshillat.
Ajo çka e karakterizoi këtë projekt ishin fytyrat e lumtura të fëmijëve.
KEDS njëjtë veproi edhe me dhjetëra fqinj të tyre, sikurse me qindra pagues të rregullt të energjisë elektrike.
Në KEDS janë deklaruar që konsumatorët dhe përgjegjësia shoqërore janë shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye edhe u përmbyll viti me organizimin e këtij projekti.
KEDS gjatë tërë vitit ka pasur projekte të ndryshme, në kuadër të Përgjegjësive Shoqërore të Korporatës, duke ndihmuar në shumë drejtime komunitetin. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbajtur ligjëratat rreth efiçiencës së energjisë elektrike në shkolla fillore, është bërë rinovimi i shkollës “Fan Stilian Noli”, janë krijuar laboratorë me kompjuterë në 6 shkolla, janë hapur dy biblioteka në Reznik dhe Morinë etj.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...