Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se janë vendosur dhjetëra shtylla të reja të betonit në fshatin Shalë të Lipjanit.
Rrjeti i ri elektrik sipas KEDS do të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më kualitative për konsumatorët e asaj ane.
“Dhjetëra shtylla të reja të betonit tashmë janë vendosur në fshatin Shalë të Lipjanit. KEDS ka filluar të investojë seriozisht edhe në këtë pjesë të vendit, në mënyrë që rrjeti i ri elektrik të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më kualitative për konsumatorët tanë të asaj ane”, bën të ditur njoftimi.
Sipas projektit, parashihet të vendosen afër 120 shtylla të betonit të tensionit të ulët dhe atij të mesëm, katër transformatorë dhe afër dyqind ormanë.
“Projekti Shala përkon me një gjatësi prej afër 13 kilometrash, prej të cilave shtatë kilometra janë linjë nëntokësore, ndërkaq pjesa tjetër është linjë ajrore.
Me realizimin e tij do të eliminohen edhe shtyllat e vjetra elektrike, të cilat ishin vendosur dekada më parë dhe në terrene të papërshtatshme.
Ky projekt kap një shumë prej afër 400,000 euro dhe po realizohet në kuadër të 250 projekteve tjera që aktualisht po realizohen anembanë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEDS./Arbresh.info/
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim