Qytetarët e Fushë Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Gazeta Express ka kontaktuar me qendrën e thirrjeve të KEDS’it, të cilët kanë thënë se ndërprerja e rrymës ka qenë për shkak të punimeve të planifikuara.
“Ndalja e rrymës ka ndodhë për shkak të punimeve të cilat kanë qenë të planifikuara nga ora 09:00 e deri në orën 16:00. Deri më tani janë lëshuar disa trafo, por për shkak të ngarkesës së madhe punonjësit nuk kanë arritur nt’i lëshojnë të gjitha, por janë duke punuar që sa më parë të lëshohet rryma për të gjithë. Aty është duke punuar KESCO”, kanë thënë nga KEDS’i.
Lexo edhe: Fshatrat e Therandës dhe Fushë Kosova gjatë tërë ditës pa energji elektrike
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...