KEDS ka njoftuar se ka angazhuar mbi 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara pas motit të ligë që kaploi vendin.
Po ashtu KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren, raporton arbresh.info
Ky është njoftimi i plotë:
KEDS angazhon mbi 400 punëtorë në terren pas motit të ligë
KEDS ka angazhuar mbi 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara pas motit të ligë që kaploi vendin. Që nga dita e djeshme, dhjetëra ekipe tona janë shpërndarë gjithandej vendit duke bërë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.
Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Moti i ligë, i cili po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar dëme në rrjet. Zonat të cilat janë më të afektuara nga dëmet në rrjet janë: Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaji dhe pjesërisht Prishtina dhe Mitrovica.
Reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që në zonat periferike dhe ato malore, depërtimi deri tek avaria e shfaqur në rrjet të jetë më i vështirë por ekipet tona po bëjnë përpjekje maksimale që edhe në ato zona të sanohen dëmet dhe të rikthehet furnizimi me energji.
KEDS është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit Kosovanet, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona.
KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë. /arbresh.info/
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...