Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se po e përcjellë nga afër rastin e keqtrajtimit dhe paraburgimit të politikanit opozitar Nikolla Sanduloviq.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero, duke shtuar se institucionet e Bashkimit Evropian janë në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara.
“Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Ne presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente përkatëse”, ka thënë Pisoneri në një prononcim me shkrim.
Javën e kaluar, Nikolla Sanduloviq është ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimi prej një muaji nga Gjykata e Lartë në Nish.
Sipas institucioneve serbe, ndalesa lidhet me veprën penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore e fetare.
Kjo ka ndodhur pasi që Nikolla Sandullvoiq kishte vizituar Prekazin dhe ka duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Avokati i tij ka konfirmuar se paraprakisht ai është keqtrajtuar rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe./rtk/
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...