Katër kandidatë për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po bëjnë fushatë së bashku. Vjosa Osmani, Halim Muçolli, Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli kanë një qëllim: “me ja terru koalicionit të territ”.
Të katër kandidatët për deputetë janë parë duke bërë fushatë bashkë për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, gjatë kësaj jave.
Osmani, Muçolli, Gashi e Avdyli janë renditur nën 50 emrat e parë nga partia e tyre. Por, kjo nuk i ndalë ata drejt një qëllimi.
“Bashkë në një qëllim – me ja terru koalicionit të territ”, ka shkruar sot në Facebook, Halim Muçolli, bashkangjitur me disa foto na fushata e bërë sot në Gjakovë me tre kandidatët e tjerë të LDK-së.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të zhvillohen më 11 qershor. Fushata zyrtare për këto zgjedhje do të fillojë më 30 maj.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...