Katër të lënduar në një aksident në Fushë Kosovë

17:47 | 15 Maj 2021
A Z

Para pak orësh ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku nga ky askident kanë mbetur të lënduar katër persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Të ngjashme