Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë mes dy veturave. Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen,” tha Gashi.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti./Arbresh.info
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...