Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Zborc të komunës së Shtimes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe në të janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave me targa të huaja.
“Sot, rreth orës 20:00, në fshatin Zborc të komunës së Shtimes ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Komunikacionit Rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...