Sot rreth orës 17:10 ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në qytetin e Vitisë.
Në këtë rast katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se tre nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Njësitet policore kanë arrestuar tre të dyshuar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana. Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë .
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan”, tha Hashani./arbresh.info/
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...