Katër fshatra të komunës së Ferizajt kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 11:00 e ditës së djeshme.
Zyrtarë nga KEDS kanë thënë për KALLXO.com se vonesa ka ndodhur si pasojë e mosgjetjes së problemit, por që sipas tyre, tashmë është identifikuar shkaku dhe është duke u punuar në rregullimin e tij.
Xhevat Sallahi, një qytetar nga komuna e Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth mungesës së energjisë elektrike në 24 orët e fundit në fshatrat Zllatar, Mirosalë, Sojevë dhe Dardani.
“Në komunën e Ferizajt ka 24 orë që kanë mbetur disa fshatra pa energji elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë dhe Sojevë.”, tha ai.
Naxhije Arifaj, përgjegjëse në Zyrën për Komunikim në KEDS tha se kompania ‘Bechtel Enka’ gjatë punimeve ka dëmtuar kabllot nëntokësore, prandaj edhe vonesa e rregullimit të tyre ka ardhur si pasojë e kërkimit të shkakut.
Por, sipas saj, tashmë kanë filluar punimet për rregullimin e këtij problemi.
“Gjatë punimeve të ‘Bechtel Enka’ janë dëmtuar tri kabllo nëntoksore në drejtimin e fshatrave Zllatar, Mirosalë, Sojevë dhe Dardani. Ekipet e prishjeve në Ferizaj kanë punuar gjatë ditës duke kërkuar shkakun e ndalesës së energjisë elektrike dhe në mbremje e kemi vërtetuar që janë dëmtuar kabllot. Sot nga mëngjesi Bechtel Enka është duke punuar në rregullimin e prishjes”, tha Arifaj.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...