Katër autoambulanca të reja sanitare i shtohen QKMF-së

11:05 | 24 Nëntor 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Qendrës së Mjekësisë Familjare i janë shtuar edhe katër autoambulanca të reja.

Rama tha se prioritet i tyre është rritja e numrit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit.

“Prioritet e kemi rritjen e numrit dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar i pari i Prishtinës në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale