Ngërçi politik që ka kapluar shtetin që tre muaj nuk ka lënë sferë pa “prekur”.
Nga ky kolaps kanë pësuar edhe kategoritë e Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Janë 33 mijë e 141 veteranë që marrin pension nga shtetit, mirëpo, këtë të muajit gusht nuk e kanë marr, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk mund të shqyrtoj buxhetin.
Kjo paralize e Kuvendit, ka ndikuar që paret e dedikuara për këtë kategori për muajin gusht të mos merren.
Një veteran në kushte anonime për Indeksonline ka thënë se pensioni më të cilin mbanë familjen këtë muaj e ka lënë keq.
Jo vetëm veteranët, edhe familjet e dëshmorëve të cilët e kanë fituar statusin e dëshmorëve pas ankesave nuk janë duke marr pension.
Kjo për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
Familjarët e dëshmorëve ende nuk kanë aplikuar për benefitet që u takojnë për shkak të mosformimit të institucioneve.
Kryetari i Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se kategoria më e ndjeshme ka mbetur peng e Qeverisë. Jashari për Indeksonline ka thënë se ka mjaft ankesa nga familjarët e kësaj kategorie.
“Kategoria e dëshmorëve është me e ndjeshmja e cila me ligj përcakton benefitet që duhet t’i përfitoj familja. Mirëpo, këta kanë mbetur peng e Qeverisë. Të drejtat e familjeve të dëshmorëve duhen të zbatohet. Është e pakuptimit të mbesin peng e Qeverisë. Kuvendi e njeh statusin e tyre, Qeveria duhet të zbatoj ligjet” ka thënë Jashari.
Ai me tutje është shprehur i irrituar me vonesat e krijimit të komisionit shëndetësor për përcaktimin e invaliditetit.
Kryetari Xhavit Jashari, ka komentuar edhe hetimet e fundit që ka nisur prokuroria ndaj listave të veteranëve.
Ai ka thënë se komandant e zonave dhe vartësit e tyre duhet të dinë më mirë për veteranët kush ka qenë dhe kush jo.
“Kushdo që ka bërë shkelje duhet të përgjigjet para ligjit. Unë mendoj ai i cili nuk ka qenë pjesë e luftës nuk është mirë të futet në këtë kategori. Si anëtar i komisionit të verifikimit të këtyre kategorive, është mirë të pyeten komandantët, se ata janë që i kanë nënshkruar, ata e dinë më mirë se kush ka qenë, e kush jo. Nëse ka ndodh një gjë e tillë, ka ndodh nga komandant e zonave dhe varësit e tyre” ka thënë Jashari për Indeksonline.
Disa ditë më parë, Indeksonline raportoj lidhur me nisjen e hetimeve të prokurorisë lidhur me listat e veteranëve për keqpërdorime eventuale.
Nga prokuroria kanë paralajmëruar që këto hetime mund t’i ndryshojnë statusin dikujt dhe të zvogëlohet numri prej 42 mijë veteranë të UÇK-së.
Edhe kategoria e invalidëve ka mbetur peng e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Ndonëse ka pesë vit që kur është përmendur funksionalizimi i komisionit mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit, ende ky komision nuk është formuar.
Ky komision do të përcaktonte shkallën e invaliditetit të invalidëve të luftës.
Mirë, fatkeqësisht, një komision i tillë tash e 5 vite është zvarritur nga institucionet përkatëse.
Ndryshe, edhe pak ditë bëhen 3 muaj nga data kur janë mbajtur zgjedhjet të parakohshme mirëpo që ende Qeveria e Kosovës nuk është formuar./
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin