Në një grumbull mbeturinash, skaj një rruge në lagjen Matiqan të Prishtinës, janë hedhur edhe disa gjëra, dikur të çmuara.
Dikush, pa fije respekti, gjuajti këtu kartelat që dëshmojnë se poseduesit e tyre janë veteranë dhe ish pjesëtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këto kartela, që janë shumë, ishin lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me vlefshmëri njëvjeçare.
Në mesin e tyre janë edhe dy që i takojnë ish komandantit të luftës, kryetarit të dikurshëm të Lipjanit dhe aktualisht deputetet të PDK-së, Shukri Buja.
Ky po ndihet keq, pasi mori vesh se kartelat e tij janë konsideruar të denja për t’u hedhur në plehra.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...