Koalicioni Sloboda që për kandidat për kryeministër pati Nenad Rashiq nuk ka dalë mirë me vota nga zgjedhjet e djeshme të gjashtë tetorit.
Tash kur janë numëruar më shumë se 97% e votave, koalicioni Sloboda ka marrë vetëm 0,09%, apo 696 vota gjithsej.
Kjo ua pamundëson atyre që të sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës. Në anën tjetër, Lista Serbe ka marrë 6,40 për qind të votave.
Sipas të dhënave momentale të KQZ-së, në vend të parë radhitet Lëvizja Vetëvendosje, pas saj LDK-ja, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.
![]()
Deri tash janë numëruar 97% e votave. /Express/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...