Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep detaje

08:40 | 12 Prill 2026
E.H

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni në brezin kufitar në Svircë të Kamenicës, është hasur në një automjet me targa vendore, pranë të cilit ndodheshin dy persona që janë larguar në drejtim të Serbisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 100 metra kub dru të prera, që dyshohet se janë sjellë nga Serbia, sipas zyrtarëve të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Automjeti është konfiskuar dhe dyshohet të jetë i falsifikuar për shkak të ndërhyrjeve në numrin e shasisë

“Svircë, Kamenicë / 11.04.2026 – 20:20. Gjatë implementimit të një plani operativ rreth brezit kufitar është hasur në një automjet me targa vendore afër të cilit kishin qenë dy persona të cilët kanë ikur në drejtim të Serbisë. Në atë vend afër veturës kishte pasur një sasi të konsiderueshme të drunjtëve të prera që dyshohet se janë sjellë nga Serbia dhe sipas zyrtarëve të AKP-së që kanë dalë në vendin e ngjarjes masa drusore është rreth 100 m3 (metër kub). Automjeti është konfiskuar dhe sjellë në stacion policor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar pasi ka ndërhyrje në numrin e shasisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale