Një person është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti i kishte marrë pa leje veturën e një personi dhe nuk e kishte kthyer.
Policia bën të ditur se të dyshuarin e kishte gjetur duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe i njëjti është recidivist i marrjes së veturave dhe sipas policisë, ka probleme mendore.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“MARRJA NË POSEDIM E PASURISË SË LUAJTSHME Shtime / 26.05.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se i njëjti kishte marrë pa leje nga ankuesi m/k veturën dhe nuk ia kishte kthyer. I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe i njëjti është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...