Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, në të cilin është hasur mall i padeklaruar.
Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të fshehura në automjet.
Mallrat e padeklaruara përfshijnë 360 kg mish qafe derri (pa kocka) dhe 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila)
“Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe shëndetësore të vendit.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër