Një person është arrestuar tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, pasi që tek i njëjti policia ka gjetur 7 qese të vogla me kokainë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raport thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 26.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...