Policia e Kosovës ka dhënë informacion shtesë lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku është arrestuar i dyshuari kryesor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve intensive operative-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Në operacionin për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 me qen të trajnuar për kërkim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.
Policia ka theksuar se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë me intensitet të lartë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
LEXO EDHE:
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...