Një person është arrestuar në fshatin Qupevë të Klinës për kontrabandim me migrant, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte i dyshuari, janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale me origjinë nga Egjipti, shkruan Arbresh.info.
Dyshohet se të njëjtit kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Shqipëria në Kosovë.
“Fsh. Qupevë, Klinë 20.10.2025 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është ndaluar dhe në automjetin të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i janë gjetur gjashtë (6) shtetas të huaj pa dokumente personale, që dyshohet se të njëjtit e kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa ishin me origjinë nga Egjipti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj (6) janë dërguar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...