Të shtunën policia e Luzernit ka kapur dy persona që vozisnin tej normave të lejuara në vendin e quajtur Stächenrain pranë Luzern-Littau, shkruan blick.ch.
Shoferi i parë voziste me tempo 124 kilometra në orë, ndërsa i dyti me 152 km/h, kurse norma e lejuar është vetëm 80 km/h, përcjell albinfo.ch.
I pari ishte një kosovar 18 vjeçar, të cilit ju sekuestrua patenta e shoferit dhe ndaj tij është ngritur një ecuri penale.
Ndaj personin të dytë (23) që voziste me 152 km/h, gjithashtu është ngritur procedurë penale dhe i është marrë patenta e shoferit. Përveç vozitjes tej normave të lejuara, 23 vjeçari rezultoi pozitiv edhe në testin e drogës dhe kishte një tunxh rrethor, e cila ju sekuestrua.
Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusi...
Ndërron jetë veterani i UÇK-së
Chollet takon Gjuriqin, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Oh...
Erik ten Hag shpreson se Rashford kthehet kundër Newcastles
Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditn...
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë