4 persona janë arrestuar nga njësiti anti -drogë i Policisë së Kosovës, për shitblerje të kokainës.
Arrestimi i tyre ka ndodhur në Fushë Kosovë në parkingun e një pompe derivatesh të shtunën njofton policia.
“Gjatë arrestimit tek i dyshuari (A.M) janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër (A.B), dhe tek i cili janë gjetur gjashtë qind e pesë dhjetë (650) Euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh. Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur (A.B) e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej (83.7 gram), 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një (1) peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve”, thuhet në komunikatë.
Gjate operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMË ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër (4) telefona celularë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme./arbresh.info/

Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...