Policia sot në orën 11:25 në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.
Paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:
““Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg, ”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg, ”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg dhe ”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg”, njofton policia, përcjell Arbresh.info.
Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar, njofton policia.
Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...