Punimet e shumta infrastrukturore, shtimi i numrit të automjeteve dhe moszbatimi i rregullave në fuqi po vazhdojnë të mbesin problem kryesor që sfidojnë pushtetin lokal të kryeqytetit.
Kolonat e gjata dhe bllokimet e shpeshta paraqiten si në rrugët kryesore hyrëse në Prishtinë, ashtu edhe në ato dytësore, duke krijuar një gjendje të rënduar të qarkullimit dhe vështirësi të përditshme për qytetarët.
Kërkesat e kryetarit të komunës që punimet infrastrukturore të mos zhvillohen në orët e pikut shpesh nuk po respektohen, ndërkohë që diskutimet për një taksë prej 10 eurosh për automjetet nga komunat e tjera kanë nxitur debat ndërkomunal.
Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, vlerëson se një nga zgjidhjet afatgjata për zbutjen e trafikut do të ishte krijimi i parkingjeve në hyrje të qytetit dhe forcimi i transportit publik.
Sipas tij, qytetarët që vijnë nga jashtë Prishtinës duhet të lënë veturat në periferi dhe të vazhdojnë me autobus në qendër, duke mundësuar edhe përdorimin e korsive të dedikuara për autobusë.
Nga ana tjetër, asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, thotë se problemi i trafikut mbetet i madh dhe se sipas tij, në vend të zgjidhjeve janë ndërmarrë veprime që e kanë rënduar situatën, duke përmendur mbylljen e rrugëve pa alternativa të mjaftueshme për qarkullim.
Ndërkohë, Drejtoria e Transformimit, përmes drejtorit Gëzim Kastrati, thekson se infrastruktura aktuale është problem kyç dhe se zgjidhja afatgjatë kërkon investime të reja. Sipas tij, ndërtimi i unazës së kryeqytetit do të ndihmonte në shkarkimin e trafikut, duke ulur ngarkesën deri në 30 deri 40 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare, në Prishtinë çdo ditë hyjnë rreth 140 mijë automjete nga komunat e tjera, pa përfshirë automjetet e regjistruara në kryeqytet, ndërsa qarkullimi ditor mund të arrijë deri në 200 mijë automjete, duke e rënduar edhe më tej situatën në trafik./rtk
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...