Një zyrtar policor është kanosur dje në Prishtinë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:30.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është kanosur nga një person ku të njëjtit i është shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 25.01.2024 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...