Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë pasi dyshohet për dhunë në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte kanosur babin e tij duke u kërkuar të holla, shkruan arbresh.info.
Ai gjithashtu i kishte marrë çelësat e veturës ndërsa pas ndalimit nga policia i është gjetur një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që ka kanosur prindin e tij mashkull K/Shqiptar duke i kërkuar të holla dhe ia ka marrë çelësat e veturës së tij. I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar derisa ka qenë duke drejtuar veturën dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në rapotin e PK-së./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës