Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, është duke qëndruar për një vizitë në dy ditore në Bundestagun Gjerman.
Përmes një postimi në facebook, Drenori ka bërë një premtim për qytetarët e Drenasit dhe më gjerë, se me marrjen e mandatit prej deputeti, që në muajin e dytë do të hapi një zyre për qytetarët e Drenast.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Drenorit
Deputeti duhet të këtë zyrë funksionale afër qytetarëve gjatë gjithë mandatit përfaqësues.
KY ËSHTË PREMTIMI IM PËR TË GJITHË QYTETARËT E KOMUNËS SË DRENASIT DHE ME GJËRË.
Gjatë qëndrimit tim dy ditor në Berlin, në kuadër të takimit vjetor të alumnis të programit IPS (bursa që ofron Bundestagu Gjerman), pata kënaqësinë të takoj deputetin socialdemokrat, z. Manfred Zöllmer, në zyrën e të cilit kisha absolvuar një praktikë parlamentare për pesë muaj në vitin 2008.
E njoftova rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rreth përgjegjësisë se re që po kërkoj nga qytetarët.
U inkurajova të vazhdoj rrugën time të vështirë por të nevojshme në forcimin e demokracisë në Drenas dhe Kosovë.
Transparenca dhe përgjegjësia politike mbeten bërthama e angazhimit tim në politik.
E njoftova z. Zöllmer se me marrjen e mandatit prej deputeti, që në mujin e dytë do te hapi një zyrë për qytetarë në Drenas dhe përmes saj do jem ne kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, model ky që e kishte bërë për 15 vite me radhe z. Zöllmer në qytetin e tij.
Jam gati për përgjegjësi të re…
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...