Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka mohuar spekulimet për përçarje brenda partisë, duke theksuar se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë.
Në “Debat Plus,” Hamza theksoi se brenda strukturave të partisë ekziston unitet i plotë, si dhe një komunikim i ngushtë mes anëtarëve.
Hamza u shpreh i sigurt se PDK-ja është gati për zgjedhje dhe se ajo mbetet partia më e unifikuar në Kosovë, pavarësisht spekulimeve.
“E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën dërmuese jemi miq e shok. Dhe atë jo për një kohë të shkurt po për dekada. Ka dallim në moshë. Por sa i përket stazhit politik, pjesa më e madhe i kanë më shumë se 20 vjet në PDK. Dhe jam i lumtur që kam një komunikim, mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Ne kemi arritur që gjithë degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, t’i krijomë nën shtabet zgjedhore. Dhe pa ndonjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit…
Sa i përket fjalëve që nuk ka unitet brenda PDK-së, për njerëz jashtë strukturave, jashtë vendimmarrjes së PDK-së unë nuk e di. Mund të flet dikush. Por për kryesin e PDK-së për Këshillin Drejtues, Kuvendin, në nivel të degëve është një përkrahje dhe një unitet i plotë.
Është partia më e unifikuar në nivel të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...