Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se gjatë kësaj fushate ka filluar të shkruajë edhe poezi për t’i portretizuar kundërkandidatët e tij.
“LDK-ja është parti e shtetndërtimit e dy të tjerat janë parti të shtetshkatërrimit, zhvatjes e krimit. Në këtë fushatë kam nisur të thur poezi, se kundërkandidatët i kam si mos më zi…LDK është e popullit dhe për popullin…Nuk e kam edhe shumë vështirë të vazhdoj me punë të mira që i ka nisur Agim Veliu, si me rrugë, ndriçim, kanalizim…Ne do të vazhdojmë me ndonjë rrugicë që banorët të mos kenë asnjë dyshim të jetojnë në Bradash, Dobratin e Bajçinë”, ka deklaruar Nexhmi Rudari në tubimin që është mbajtur në shkollën e fshatit Bradash.
“Për 2020-n tanimë e kemi të miratuar buxhetin dhe projektet do të realizohen një nga një. Me premtimet që i kam marrë nga ministrat e LDK-së, buxheti për Podujevën do të shumëfishohet. I kemi më pak se dy vjet për t’i përmbushur të gjitha premtimet që i kemi bërë në zgjedhjet e vitit 2017. Këto zgjedhje që po ndodhin janë referendum për LDK-në, të dielën do t’ua tregojnë vendin…Do t’i rikthejmë edhe Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn”, deklaroi më tej Rudari.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës ka thënë se nëse e merr besimin e qytetarëve, dera e tij si kryetar do të jetë e hapur për qytetarët.
“Siç tha ditë më parë Agim Veliu, na kanë hidhëruar keq dhe kemi me i mujt rrast… Unë ju garantoj dhe premtoj se do të jem kryetar i urtë dhe i hapur, dyert do të jenë të hapura dhe secili qytetar, pavarësisht se a është votues i LDK-së, do të marrë shërbime të mira komunale”, është shprehur Rudari.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...