Lagjja Pejton është “zemra e qytetit” – ishin vetëm disa nga fjalët e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti nga radhët e partisë AKR.
Para banorëve të kësaj lagje, Mehmeti shpalosi programin 4 vjeçar dhe projektet që do të realizohen gjatë kësaj periudhe kohore në Pejton.
Sipas komunikatës së AKR-së, Mehmeti u zotua para qytetarëve të Prishtinës se do të bëjë zgjerimin e rrugëve në 9 metra, ndërtim të një institucioni të ri parashkollor dhe rregullimin e shtigjeve të biçikletave.
Edhe pse gjatë mandatit të tij si drejtori i drejtorisë për Investime Kapitale, Mehmeti numëroi disa nga projektet e finalizuara; shtigjet për këmbësorë, rrugët e asfaltuara dhe ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore.
Gëzim Mehmeti paraqiti edhe një pikë tjetër të programit, çështjen e varrezave të qytetit ku tha se nëse nuk menaxhohet tani, pas 16 vitesh Prishtina nuk do të ketë më hapësirë si dhe shtoi se e ka planin e detajuar.
Kurse asambleistja me nr. 18 Valbona Ballovci u premtoi banorëve se do të jetë zë i fuqishëm në kuvendin komunal për problemet e lagjes sidomos për çështjen furnizimit me nxemje qendrore./arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...