Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij hryeministër i Republikës së Kosovës.
Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria juaj dhe vendi juaj mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë, shkruan arbresh.info.
“Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thihet në njoftimin e zyrës për media të qeverisë.
Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës./arbresh.info/


Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit